InfoArkiv
Sportal
Host
Rregullore për përdoruesit e AlbNetwork

1.0 Te Pergjithshme
a. Kjo rregullore vlen per te gjithe ata qe perdorin Albnetwork, pa perjashtim, me poshte te quajtur perdorues.
b. Te gjithe perdoruesit e Albnetwork konsiderohen te jene ne dijeni te kesaj rregulloreje.
c. Perdorimi i Albnetwork eshte privilegj dhe jo e drejte.
d. Te gjithe atyre qe nuk jane dakort me kete rregullore, u keshillohet te mos perdorin Albnetwork.
e. Cdo kanal/dhome chati ne Albnetwork ka rregullat e tij te cilat percaktohen nga staffi (founder, sop, aop, hop, vop) i atij kanali/asaj dhome.
f. Qellimi i kesaj rregulloreje eshte mbrojtja e te drejtave te perdoruesve dhe krijimi i nje ambjenti te sigurt ne IRC.
g. Ndalohen aktivitetet dhe veprimtarite qe bejne te mundur ose mund te bejne te mundur pergjimin e bisedave private (1-1). E lartpermendura eshte e vlefshme per te gjithe perdoruesit, pa perjashtim te IRCop/admin te Albnetwork.

2.0 TE PALEJUESHME
a. Nuk lejohen aktivitete ose veprimtari te cilat shkaktojne ose mund te shkaktojne mos funksionimin e Albnetwork si floods, spam, DOS, etj.
b. Nuk lejohen aktivitete ose veprimtari te cilat shkaktojne ose mund te shkaktojne mos funksionimin, prishjen ose demtimin e aparatures, software-it te perdoruesve te tjere ne Albnetwork. Ketu perfshihet dergimi i viruseve, trojaneve, floods, dcc etj.
c. Nuk lejohen aktivitete, veprimtari ose shkrime qe rezultojne ne ofendime te padeshiruara personash ose grupe personash.
d. Ndalohet absolutisht shperndarja e materialeve pornografike si dhe reklamimi i siteve pornografike.
e. Antaret e stafit te Albnetwork (IRCop/admin) kane te drejten t'ju ndalojne hyrjen ne Albnetwork. Ne rastin qe ndodh ajo qe shkruhet me siper, anetaret e stafit te Albnetwork ju japin arsyen dhe periudhen ne te cilen ju ndalohet hyrja ne Albnetwork.
f. Ne rastin 2.0.e (kline/akill etj) keni te drejten te beni te qarte qe nuk jeni dakort me vendimin e antarit/antarve te stafit, duke derguar nje email tek ankesat@albnetwork.net; Ankesa juaj do te lexohet, gjykohet dhe do te pergjigjet nga nje RootAdmin i Albnetwork.

2.1 SHERBIMET/SERVICES
a. Me ane te NickServ dhe ChanServ keni te drejten te regjistroni emrin dhe kanalin/dhomen tuaj ne Albnetwork.
b. Ndalohen veprimtarite ose aktivitetet te cilat shkaktojne ose mund te shkaktojne marrjen, humbjen, cregjistrimin ose deaktivizimin e nje kanali/dhome ose emri te regjistruar nga dikush tjeter ne Albnetwork.
c. Ndalohen aktivitetet ose veprimtarite te cilat shkaktojne ose mund te shkaktojne mos funksionimin normal te sherbimeve te Albnetwork.
d. Ndalohet regjistrimi i emrave ose kanaleve/dhomave ne menyre masive.
e. Ndalohet abuzimi/keqperdorimi i sherbimeve ne pergjithesi.
f. Ne regjistrimin e kanaleve/dhomave dhe emrave ju keshillojme te perdorni adresat e email te verteta tuaja. Nese e beni kete, mund tju rikthehet passwordi ne rast se e humbni.
g. Per cdo kanal/dhome ne Albnetwork ekziston mundesia per te patur nje "robot" me kusht qe ky/kjo kanal/dhome te kete te pakten 10 perdorues qe futen rregullisht. Founder i kanalit/dhomes mund te zgjedhi nje nga (ro)botet qe ekzistojne ne Albnetwork. Gjithashtu ekziston mundesia te merrni kontakt me nje IRCop/admin per kete pune.

2.2 IRCOP/ADMIN
a. IRCop/admin te stafit te Albnetwork ruajne rregullin, ndihmojne dhe mirmbajne rrjetin. Ata jane te gjithe vullnetare.
b. IRCop/admin te stafit te Albnetwork jane zgjedhur ose zgjidhen nder perdoruesit.
c. Kerkimi i statusit IRCop/admin ne Albnetwork konsiderohet si "begging". Perdoruesit qe kerkojne vazhdimisht status do te perjashtohen nga cdo kandidature.
d. Te gjithe IRCop/admin te Albnetwork veprojne sipas rregullores per ircop/admin.
e. Ne rast se keni verejtje ose ankesa rreth funksionimit te IRCop/admin ne Albnetwork, mund te drejtoheni me ane te email tek ankesat@albnetwork.net.

2.3 NE KANALE/DHOMA
a. Cdo kanal/dhome ka founder/sop/aop/hop/vop listen e saj.
b. Stafi i nje kanali/dhome vendos rregulloren e kanalit/dhomes dhe mban persiper zbatimin e saj.
c. IRCop/admin te Albnetwork nuk kane te drejte te ndryshojne listat e founder/sop/aop/hop/vop ne kanale/dhoma, pervec rastit kur ata kane accesset e nevojshme ne kete kanal.
d. Krijimi dhe regjistrimi i dhomave/kanaleve eshte i mundshem per te gjithe perdoruesit, pervec se ne raste abuzimi/keqperdorimi.
e. Ju keshillojme te shkruani adresen tuaj te vertete te emailit gjate regjistrimit te nje kanali. Kjo ben te mundur rikthimin e nje passwordi ne qofte se e harroni
kete.
f. Kanalet qe nuk perdoren gjate nje periudhe prej 21 ditesh, cregjistrohen automatikisht.

2.4 EMRAT
a. Krijimi dhe regjistrimi i emrave eshte i mundshem per te gjithe perdoruesit, me perjashtim te rasteve te abuzimit/keqperdorimit.
b. Ju keshillojme te shkruani adresen tuaj te vertete te emailit gjate regjistrimit. Kjo ben te mundur rikthimin e passwordit tuaj ne qofte se e harroni kete.
c. Emra te regjistruar qe nuk perdoren gjate nje perjudhe prej 21 ditesh, cregjistrohen automatikisht.

3.0 SHKELJET
a. Persona qe angazhohen ne aktivitete ose veprimtari te cilat jane ne kundershtim me ate qe eshte percaktuar ne seksionin 1.0.g te kesaj rregulloreje, perjashtohen nga
mundesia per te perdorur Albnetwork duke humbur te gjitha accesset dhe duke u shtuar ne akill/kline/qline/zline.
b. Shkeljet e kesaj rregulloreje ose veprimet ne kundershtim me kete rregullore do te gjykohen nga IRCop/admin te Albnetwork dhe do te denohen nga ata duke u bazuar ne rregulloren e IRCop/admin.
c. Ne rast se nuk jeni dakort me nje IRCop/admin keni ne cdo kohe te drejten te beni te ditur qe nuk jeni dakort duke marre kontakt me nje Rootadmin tek ankesat@albnetwork.net.

**** RREGULLA ETIKE (per IRCop/admin) ****

1. IRCop/admin duhet te prezantohen edhe te njihen me gjithe antaret e tjere te stafit. Ne qofte se kane probleme midis tyre ti bisedojne me admin perkates !!Kanali zyrtar per IRcop-et eshte #Sherbimet !!
2. IRCop/admin duhet te ndihmojne perdoruesit ne cdo menyre qe munden, ne lidhje me IRC. Qendrimi ne kanalin #ndihme nuk eshte i detyruar. Ndaj perdoruesve IRCop/admin kane detyrimin per te ndihmuar ne raste ku kjo eshte e mundur.
3. Nderhyrjet dhe veprimet e IRCop/admin merren ne menyre objektive duke mos bere dallime midis perdoruesve. E njejta vlen ne rastet kur IRCop/admin kan access (aop/sop/founder) ne nje kanal/dhome.
4. Nderhyrjet dhe veprimet e IRCop/admin nuk lejohet te jene ne kundershtim me rregullat etike, Rregulloren e IRCop/admin ose Rregulloren e perdoruesve.
5. IRCop/admin jane ne cdo moment perfaqesues te Albnetwork dhe kane te drejten te flasin dhe te veprojne ne emer te Albnetwork. Kjo behet duke marr parasysh te
gjitha rregullat e Albnetwork, qofshin keto te shkruajtura ose te pashkruajtura.
6. IRCop/admin duhet te trajtojne njeri tjetrin me respekt, gjithashtu dhe perdoruesit e thjeshte.
7. Zenje midis IRCop/admin jane absolutisht te patolerueshme. E njejta vlen per perdorimin e statusit per arsye private. Ne raste moskuptimi nga IRCop/admin pritet nje sjellje e cila rezulton ne zgjidhjen e problemit.
8. Pasojat e shkeljes se rregullave etike, jane te permendura tek Rregullorja per IRCop/admin, 3.1.
9. Ne pergjithsi userat e thjeshte (jo-ircop) marrin shembull nga sjelljet dhe veprimet e IRCop/admin. Ne lidhje me kete duhet qe IRCop/admin te kene nje sjellje estetike dhe korrekte ne IRC.
10.Nuk lejohet qe te jepen informacione rreth Albnetwork tek non-opers. Ketu perfshihen informacione qe mund te shikohen vetem nga IRCop/admin.
11.Veprimet e IRCop/admin bazohen ne fakte, prova dhe deshmitare. Ne raste dyshimi, nuk behet favorizim.
12.Veprimet e IRCop/admin behen me proporcionalitet. (Duke patur parasysh sa e rende eshte shkelja, pra jo akill per nje llaf banal).

P.S. Mbani mend qe arma me e forte eshte biseda. Te gjithe ircop-et jane te ndaluar te bejne kille per arsye personale! Gjithashtu ju kujtojme qe cdo veprim juaji ruhet ne logs dhe te gjitha gjerat jane te monitorizuara nga adminet e networkut! Mos harroni qe te gjitha veprimet jane te loguara dhe cdo gje qe beni gabim mund te perdoret kunder jush, mos harroni se Ircop eshte thjesht nje privilegj i cili u eshte dhene edhe mund tu hiqet ne cdo kohe pa paralajmerim!

Duke shpresuar ne nje bashkepunim sa me te gjere dhe miqesor midis te gjitheve, ju urojme pune te mbare dhe ju falenderojme per kohen e dedikuar per kete network.

DUKE JU URUAR QENDRIM SA ME TE KENDSHEM NE KETE NETWORK, JU MIREPRESIM SERISH DHE FALENDEROJME QE KALUAT KOHEN NEN MIQESINE TONE.

Modifikimi i fundit 25 Shtator 2008